Barcelona ka përgatitur kontratë të re për mbrojtësin Daniel Alves, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane, Sport.Drejtori sportiv i Barcelonës, Txiki Begiristain dhe presidenti Joan Laporta dëshirojnë të sigurojnë marrëveshje të re me yllin brazilian para përfundimit të këtij sezoni.
Alves ka kontratë me gjigantin katallan deri më 2012 por pritet t’i ofrohet kontratë e re dyvjeçare nën kushte të përmirësuara. Dëmshpërblimi i tij pritet të ngritë në mbi 100 milionë euro.