Livorno, 26 janar-Trajneri Serse Cosmi ka dhënë dorëheqjen te skuadra e Livornos menjëherë pas humbjes nga Napoli 2:0, të shtunën. Lajmi është bërë i ditur të dielën nga mediumet italiane, ndërsa është konfirmuar edhe nga vetë strategu italian. "Kam ofruar dorëheqjen si pasojë e disa mospajtimeve me presidentin Aldo Spinelli. Më vjen keq që po e lë ekipin në këtë pozitë", ka thënë Cosmi. Livorno aktualisht zë vendin e 16-të me 21 pikë të mbledhura.