Benfica kërkon Robinhon
Lissabon, 26 janar-Krerët e skuadrës portugeze Benfica kanë shprehur interesim për huazimin e sulmuesit të Manchester Cityt, brazilianit Robinho. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga gazeta angleze "Daily Mirror". Robinho 25-vjeçar gjatë këtij miniafati kalimtar të dimrit pritet të largohet nga Manchester City, pasi nuk është në planet e trajnerit italian Roberto Mancini. Benfica për Robinhon ka ofruar sulmuesin argjentinas Angel Di Maria. Sulmuesi brazilian edhe vetë e ka konfirmuar largimin nga City, ndërsa krahas Benficas për huazimin e Robinhos interesim ka treguar edhe ish-ekipi i tij në Brazil, Santos.