26 janar 2010

Benitez synimi numër një i Juventusit

Kërkimet e Juventusit për trajner të ri vazhdojnë pasi që zhvillimet e fundit në Torino e shohin Rafael Benitezin të parin në listën e dëshirave të zonjës së vjetër.

Sipas Sportmediaset.it Ciro Ferrara ka arritur pikën më të ulët në klub duke pritur në çdo qast shkarkimin derisa të gjendet zëvëndësimi i tij. Juve planifikon sjelljen e spanjollit Benitez.

Sidoqoftë, kjo do të jetë paksa e vështirë. Të hënën agjenti i Benitez nuk konfirmoi një interesim konkret nga Juventus edhe pse nuk mohoi asgjë.

Për më shumë duhet të kalohet dhe çështje e pagës. Benitez fiton 4.5 milion euro te Liverpooli, kurse Juventusi nuk besohet të jetë gati të ofroj mbi 3.5 milion euro.

Por, raportet të hënën nga rusia thonin se Juventus kisht bërë tashmë një riofertë për Hiddink prej rreth 5 milion eurove,duke aluduar se Juventusi pavarsisht nga çmimi dëshiron një trajner të kalibrit të lartë.

Këto spekulime nuk janë të konfirmuara zyrtarisht edhe pse presioni në Vinovo po rritet.