26 janar 2010

Çelsi, dështon rinovimi i Anelkasë

Për të katërtën herë, francezi nuk ka pranuar ofertën e drejtuesve “blu”
Shtypi anglez shkruan se Çelsi është në rrezik të humbë Nikolas Anelkanë sepse bisedimet për kontratën e re kanë dështuar për të katërtën herë. Francezi është në kulmin e formës dhe ka vetëm 18 muaj kontratë në “Stamford Bridge”. Çelsi është i gatshëm t’i ofrojë atij një kontratë të re afatgjatë. Trajneri Ançeloti e ka aktivizuar Anelkanë gjatë gjithë sezonit së bashku me Drogbanë, duke marrë frytet e kombinimit të tyre, pasi 30 vjeçari ka shënuar deri tani 11 gola. Ndërkohë që Blutë janë të predispozuar t’i japin atij një kontratë të rem duket se bisedimet kanë ngecur. Menaxherët e Anelkasë nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët me klubin, që ka një pozicion ndryshe. Për momentin, burimet mediatike angleze shkruajnë se vetëm 10 për qind është mundësia e nënshkrimit të kontratës. Nëse kjo marrëveshje nuk materializohet, atëherë Çelsi duhet të vendosë ër ta shitur në verë, sepse ndryshe rrezikon ta humbë me kosto zero, pasi skuadrat e interesuara përfshijnë Real Madridin, Mançester Sitin, Boltonin, Fenerbahçen, Paris Sën Zhermenin dhe Liverpulin.