26 janar 2010

Evertoni interesohet për Huntelarin

Evertoni i është bashkuar garës për të marrë sulmuesin e Milanit, Klas‑Jan Huntelar. Lojtari holandez nuk është i preferuar nga trajneri i Milanit dhe Huntelarit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm se të ndërrojë skuadër nëse dëshiron të luajë në botëror me Holandën.
Huntelar shkoi te Milani në verë pasi kaloi një periudhë jo të mirë te Reali. Por tranjeri i ri i Milanit, Leonardo, e ka përdorur fare pak yllin e PSV-së dhe tani janë disa klube të gatshme për t’i dhënë atij atë që kërkon. Trajneri i Evertonit, David Mojes, ka pohuar se do të jetë ndër ata që do të kërkojë me ngulm firmën e tij. Trajneri skocez ka thënë: “Nëse Huntelar është i lirë, do të doja ta kisha, sigurisht. Mendoj se kemi nevojë për përforcime në sulm. Ne krijojmë shumë raste në portë, por nuk i finalizojmë ato dhe nuk i mbyllim ndeshjet kur duhet.” Menaxheri i Huntelarit, Arnold Osterver, ka konfirmuar se për Huntelarin ishin të interesuar edhe disa klube të tjera angleze, si Arsenali, Totenhemi dhe Uest Hemi. “Klas‑Jan dëshiron të luajë. Ai kërkon të shkojë në Kupën e Botës me Holandën dhe për këtë dëshiron një skuadër ku do të jetë titullar”, ka thënë Osterver.