27 janar 2010
Cana me Sunderlandin do ta sprovojnë Evertonin
Njëri prej futbollistëve më luftarak në premierligë, Lorik Cana, me skuadrën e Sunderlandit janë të vetëdijshëm se i pret sprovë e vështirë si udhëtues kundër skuadrës së Evertonit, në ndeshjen e javës së 23-të të premierligës angleze në futboll. Cana me Sunderlandin udhëtojnë me synime që të nxjerrin pikë në një fushë që shumë pak iu shkon ndoresh. Skuadra e Evertonit aktualisht zë vendin e dhjetë me 26 pikë, kurse Sunderlandi është tri pozita më poshtë me 23 pikë. Evertoni-Sunderland luhet të mërkurën mbrëma me fillim në orën 20.45. Cana me Sunderlandin do të përpiqen që të kthejnë të mbarën në këtë klub pas humbje së lartë 2:7 me 16 janar nga Chelsea.