Deco: Jam ndier mirë
Futbollisti Deco, është rikthyer me sukses pas pesë jave në fanellën e Chelseas. Ai dëshmoi lojë të mirë në ndeshjen e Cup FA të Anglisë kundër Prestonit. “Ekipi kishte nevojë për mua të rikthehem dhe të luaj në pozitën ku përshtatem më së miri. Jam ndier mirë, lëndimi është kaluar por pas një edhe dy ndeshjesh do të jem krejtësisht në formë”, tha Deco.