26 janar 2010

Bekham, i qetë: Nuk është fundi i botës!

Një humbje mund të shuajë një ëndërr, por nuk fshin gjithçka tjetër. Milani humbi kundër një skuadre të fortë, por rritja e muajve të fundit ndihmon për të metabolizuar derbin dhe për të parë përpara me optimizëm. Ndaj paraqitjeve negative si ajo e së dielës mund të reagohet vetëm duke treguar personalitet dhe pjekuri. Është kjo përgjigja që lojtarët kuqezinj janë thirrur për të dhënë deri nesër për çerekfinalen e Kupës së Italisë kundër Udinezes.
David Bekham, njëri që ka lindur lider dhe di si t’i përballojë situata të tilla, gjen fjalët e duhura: “Luajtëm kundër një skuadre shumë të fortë, - tha anglezi. - Nuk e shfrytëzuam mirë superioritetin numerik, por ndonjëherë është më e vështirë të luash me 11-të lojtarë sesa me dhjetë. Na vjen shumë keq për humbjen, por nuk është fundi i botës. Ka akoma edhe shumë ndeshje për t’u luajtur dhe kemi disa objektiva për të arritur”.