Në një intervistë ekskluzive për Goal.com, Wayne Rooney ka folur për çështjen Ronaldo dhe për ardhmërinë e tij.Goal.com kërkoi nga lexuesit e vet që t’i bëjnë pyetje Rooneyt, dhe nga kjo doli një intervistë fantastike.
Wayne, Kush ishte mbrojtësi më i fort ndaj të cilit ke luajtur ndonjëherë?
Ai është i madh. Unë kam luajtur ndaj shumë mbrojtësve të mirë gjatë karrierës time, por, nëse do të duhet të zgjedh ai është John Terry.
Ai është një lojtar me fizik të përsosur që jep gjithçka për Anglinë. Mund të luani në sulm pa merak nëse e dini që e keni Terryn në mbrojtje.
Cilin super lojtar do ta dëshironit të shihni në Manchester United?
Kjo nuk është puna ime, kjo i takon trajnerit që të sjell futbollistët më të mirë në Manchester United.
Unë kam luajtur me shumë lojtarë të mirë, dhe do të doja ti shihja disa prej legjendave.
Steven Gerrard është një shok i mirë, dhe ai e donte Unitedin kur ishte fëmijë, dhe do të doja ta shihja në United. Por, kjo nuk është e mundur pasi që ai është lojtar kryekëput i Liverpoolit. Ai është lojtar i klasit.
Loja ndaj Zidane më ka forcuar edhe pse nuk isha në nivelin e tij. Theo Walcott është lojtari më i shpejtë që kam parë ndonjëherë.
Çfarë i ke thënë Carlos Tevezit para se ta godiste penaltinë ndaj jush në League Cup?
Unë i thashë të mos shënoj.
Pas kampionatit botëror 2006, a ke biseduar me Ronaldon për ndeshejn me Portugalinë. A të ka kërkuar falje për atë që ka ndodhur?
Nuk ankohem për kartonin e kuq dhe tifozët nuk më fajësuan për eliminimin. David Beckham gjithashtu ishte fajësuar në vitin 1998.
Ne folëm shkurt në telefon disa herë dhe kur erdhën në stërvitjet parasezonale trajneri na bashkoi duke na thënë se duhet ti lëmë anash gazetat dhe njerëzit. Më pas shtrënguam duart. Ronaldo është djal shumë i mirë.
Kush është më i miri: Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo?
Unë kam luajtur me Cristianon dhe ai bën gjithçka për të shënuar gola të mirë, nga goditjet e lira, harkimet, dhe ai është një top lojtar, që po luan mirë edhe në Real Madrid.
Sa për Messin, topi është i ngjitur në këmbën e tij, ai është një lojtar shumë i mençur dhe gjëja kryesore është që ai është i pasionuar për futbollin dhe ne kemi dëshirë ta shohim duke luajtur.
Janë lojtarë diametralisht të kundërt dhe absolutisht të pakrahasueshëm.
Nëse United do të detyrohet të të shes, cilin klub do ta zgjidhnit?
Tani kam një pasion dhe nuk jam fëmijë. Atë do ta vendos menaxheri.
Si do të ndjeheshit nëse djali juaj do të ju thoshte se ka dëshirë të jetë fans i Liverpoolit.
E gjithë familja ime është Evertoniane dhe unë jam rritur si Evertonian. Ne të gjithë jemi rritur duke e urryer Liverpoolin dhe kjo nuk do të ndryshoj kurrë. Kështu që djali im do të ketë nga kush të ndikohet.(QESH)
Që pas largimit të Ronaldos, Ferguson me siguri se ju ka thënë të ndryshoni mënyrën e lojës. Si e shihni këtë ndryshim?
Unë nuk do të thoja se menaxheri më ka thënë të luaja ndryshe. Unë kam luajtur kështu që disa vite. Unë vetëm jam pjekur dhe më është dhënë më shumë përgjegjësi, por kjo nuk do të thotë se unë nuk dua të fitoj. Unë ende e kam pasionin dhe urinë e njëjtë.
Shpresoj se do të mund të vazhdoj kështu, duke shënuar gola. Përfudoi Rooney.