Xhiovinko: Sa mirë që luaj me Diegon!
Juventusi lodhet, por fiton. Hijet pa dyshim që largohen. Protagonist në fitoren ndaj Makabit të Tel Avivit ishte edhe Sebastian Xhiovinko. “Hymë në fushë me një modul ndryshe dhe ndryshimi u pa: me Diegon treguam se me këmbë “të mira” çdo gjë mund të arrihet”, - tha fantazisti bardhezi. Këmbë të mira që funksionuan edhe kundër skuadrës izraelite, e cila shkaktonte shumë faulla gjatë ndeshjes. Diego thotë: “Loja e tyre ishte shumë e ashpër. Në pjesën e parë u ndëshkuan pesë lojtarë me kartonë të verdhë, por edhe i kuqi u duhej dhënë”.