23 tetor 2009

Pato: Kampionëve u mjaftojnë vetëm dy minuta!

Ka qenë nata e përmbysjes dhe e sigurive. Ka qenë nata e rregullit të treshit të zbatuar mbrapsht, sepse deri tani Reali në fushën e tij kishte shënuar gjithmonë të paktën tre gola dhe tre të tillë këtë herë i ka pësuar, nga një Milan, që në Spanjë mendonin se kishte marrë fund. Alesandre Pato, ka mbyllur ndeshjen dhe thekson. “Jam i lumtur për dy golat, por mbi të gjitha për fitoren. Milani ka kampionë që në dy minuta mund të zgjidhin ndeshjen dhe këtë e ka treguar edhe në Madrid”.