Sulmuesi i Wolfsburgut, Grafite do të mungoj në ndeshjen kundër Herthas të dielën. Braziliani do të pushoj një javë me urdhër të trajnerit, Armin Veh. Grafite do të udhëtoj në vendlindje për të përmirësuar qëndrimin e tij.Ai kaloi sezon të shkëlqyeshëm vitin e kaluar dhe shënoi 28 gola duke luajtur rol vendimtar në triumfin e Wolfsburgut në Bundesliga. Por ky sezon është tregim tjetër. 30 vjeqari ka shënuar vetëm dy gola ndërsa në mesjavë u ndëshkua me karton të kuq në barazimin 0-0 me Besiktasin në Ligën e Kampionëve.