Mesfushori i Romës, Daniele de Rossi mbetet objektiv i gjigantit nga Premierliga, Chelsea. E përditshmja angleze The Times ka bërë të ditur se pas ankesës ndaj embargos në transferime, Chelsea synon të bëjë përpjekje për transferimin e reprezentuesit italian i cili vlerësohet lart nga menaxheri Carlo Ancelotti.Gjiganti londinez edhe më parë kishte shprehur interesim për De Rossin ndërsa janë duke përcjell edhe paraqitjet e mesfushorit të Middlesbrough, Adam Johnson.