Mesfushori i West Ham United, Valon Behrami, ka kërkuar nga tifozët të kenë besim tek ekipi. Ylli kosovar është optimist se ekipi do të dalë nga kriza aktuale e rezultateve dhe do të fillojë të marrë rezultate pozitive, duke filluar nga ndeshja e kësaj fundjavë kundër Arsenalit.“Duhet të kemi besim, sepse na pret një sezon i gjatë. Gjithçka mund të ndodhë në ndeshje të mëdha. Duhet të jemi të përqendruar. Arsenali është ekip i madh njëri prej ekipeve më të mira në Evropë, por ne duhet të besojmë në atë çfarë jemi duke bërë dhe duam të fitojmë ndeshjen”, deklaroi 24-vjeçari.
West Ham gjendet në pozitën e parafundit në Premierligë me vetëm pesë pikë, nga tetë ndeshje të zhvilluara.
Megjithatë, Behrami beson se futbollistët duhet të inspirojnë tifozët, kur Arsenal vjen në Upton Park, të dielën. “Mendoj se ekipi duhet të ngrisë tifozët. Nëse ata e shohin se secili futbollist vrapon dhe lufton, atëherë do të jenë me ne. Por nëse ekipi nuk jep maksimumin, atëherë sigurisht se tifozët nuk do të jenë të kënaqur. Varet nga ne, futbollistët”, përfundoi ai