27 tetor 2009

Toti ndalon, do të operohet sërish

Një operacion i ri në gju për Françesko Totin. Kapiteni i Romës, i cili iu nënshtrua dje në mëngjes një kontrolli mjekësor, duhet të kryejë menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale në artroskopi. Gjuri i djathtë është ai që e operoi një vit më parë në ligamente. Kapiteni verdhekuq është vizituar nga profesor Mariani, që e kishte vizituar edhe të premten e shkuar, por duke mos parashikuar asnjë ndërhyrje. Por pas vizitës së fundit, gjithçka është përmbysur dhe Toti për momentin nuk dihet sesa kohë do të qëndrojë jashtë. Një problem i madh për Romën, e cila në dy ndeshjet e fundit pa Totin nuk ka fituar.