Kanavaro: Të gjithë kampionët në kombëtare
Fabio Kanavaro i dërgon një mesazh të qartë Marçelo Lipit në prag të “Botërorit 2010″. Qendërmbrojtësi i Juventusit ka një “recetë” të qartë për të sistemuar aspektin teknik të “axurrëve”. “Në fund nuk vendosim ne, por në kombëtare, kampionët i dua të gjithë, - tha Kanavaro, duke iu referuar Nestës, Kasanos e Totit. - Sandron nuk po e zbulojmë sot, jam i kënaqur që e rishoh në nivele të larta, por ka vuajtur shumë para se të linte kombëtaren, ndaj nuk e besoj se do të rimendohet. Kasano mund të synojë një vend në kombëtare, sikundër dhe të tjerët që kanë një rendiment të lartë në kampionat. Sidoqoftë Lipi vendos vetë”.