Valencia nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një pikë në ndeshjen e zhvilluar në Mestalla kundër Slavia Prague.Ndeshja në të cilën u ndanë dy kartonë të kuq përfundoi me rezultat 1-1.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Riste Naumov (27’), ndërsa vendasit barazuan me anë të David Navarros (63’).
Nga minuta e 76-të, çekët mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi që Hocine Ragued u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. Ndërsa pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt, sulmuesi kryesor i Valencias, David Villa, u përjashtua direkt me karton të kuq.
Takimi tjetër i Grupit B, i zhvilluar ndërmjet Lille dhe Genoa, i ka takuar skuadrës franceze, e cila ka shënuar fitore me rezultat prej 3-0.
Pas xhiros së tretë, Lille mban vendin e parë në Grupin B me shtatë pikë, ndërsa Valencia gjendet në të dytin me pesë pikë. /