22 tetor 2009

Wenger : Ky vit do jetë i trofeshëm

Menagjerit të Arsenalit Arsene Wenger sot pasdite i janë ngritur në këmbë duke duartrokitur të gjithë pronarët e klubit, në një takim që u zhvillua në Emirates stadium.
Wenger mendon, se Arsenal këtë vit do të fitoj trofe, dhe gjahu për të do të përfundoj shumë shpejt.
“ Unë e di se nuk kemi fituar trofe që katër vite, por ishim shumë afër dhe besoj se këtë vit do ta bëjmë,”
“ Kur e them këtë, nuk është për të ju kënaqur, është për shkak se jam thellë i bindur. Këtë vit jemi të gatshëm që të shkojmë deri në fund në Premier Ligë, në Champions League, dhe pse jo, ti fitojmë të dy trofetë.”
“ Tani jemi në mes të dy mënyrave të zhvillimit të futbollit.”
“ Njëra është që njerëzit me para pakufi nuk brengosen për balancimin e buxhetit dhe tjetra, tentimi i Bashkimit Europian për ta rregulluar atë, kontrolluar, dhe ta nxjerr atë jashtë futbollit.”
“ Besoj se ajo do të ndodhë dhe fatmirësisht jemi në linjë me zhvillimin modern të lojës Europiane, dhe kjo është ajo pse unë them se të mbash një klub të fuqishëm është esenciale.” deklaroi Wenger