22 tetor 2009

Andreolli shpëton Romën

Skuadra e Romës ka arritur të nxjerrë një pikë të artë në përballjen e xhiros së tretë të Europa League, kundër Fulhamit.
Vendasit krijuan epërsi në minutën e 24 me anë të Brede Hangeland, mirëpo nuk arritën që ta ruanin këtë avantazh deri në fund të ndeshjes.
Në minutën e 77-të u akordua penallti në favor të Romës, ndërsa Stephen Kelly u përjashtua me karton të kuq.
Mirëpo këtë mundësi nuk e shfrytëzoi Jeremy Menez, i cili dështoi nga pika e bardhë.
Megjithatë, në minutat shtesë të takimit (90’+3), Roma barazoi rezultatin me golin e Marco Andreollit.
Ndeshja tjetër e Grupit E, e zhvilluar ndërmjet CSKA Sofjes dhe Baselit ka përfunduar me fitoren e zviceranëve me rezultat prej 2-0.
Pas xhiros së tretë, këtij grupi i prin Baseli me gjashtë pikë, ndërsa Fulhami ka pesë pikë në vendin e dytë