Sedorf: Ky është vetëm fillimi
Klarens Sedorf ka qenë midis ëndrrës dhe realitetit pas suksesit të marrë të mërkurën në mbrëmje në “Bernabeu” kundër Realit të Madridit: “Kishim nevojë për një fitore të rëndësishme si kjo. Kënaqësi të tilla të ndihmojnë të kalosh vështirësitë, por nuk duhet të ndalemi këtu. Fitorja që kemi marrë kundër Realit në Champions duhet të jetë vetëm fillimi, duhet të vazhdojmë të punojmë. Kemi fituar një ndeshje të rëndësishme, por duhet të rikthehemi menjëherë të përqendrohemi në kampionat ku na pret një ndeshje e vështirë kundër Kievos. Çdo fitore do të ndihmonte në rritjen e besimit në forcat tona dhe në përmirësimin e lojës së skuadrës”, ka thënë mesfushori hollandez.