Leonardo: Një natë magjike
“Nuk kemi menduar asnjëherë se mund ta humbisnim këtë ndeshje”. Leonardo është bërë pjesë e historisë. Trajneri i parë i Milanit që ka arritur të dalë me fitore nga “Bernabeu” shijon suksesin e marrë në Madrid. Një rezultat 3-2 që jo vetëm i ka dhuruar Milanit vendin e parë në grup, por edhe fitoren e parë në tokën spanjolle pas 6 takimesh. “Ka qenë një natë magjike, - ka shpjeguar ai. - Ky ka qenë shpirti që kemi patur gjithmonë, por që fatkeqësisht nuk e kemi treguar në çdo ndeshje”. Pato dhe Pirlo kanë rekuperuar golin e Raulit. Drente ka barazuar, por Pato ka siguruar fitoren. “E kemi nisur keq, por pavarësisht disavantazhit kemi besuar deri në fund. Ka qenë një pjesë e dytë e jashtëzakonshme”.