22 tetor 2009

Rugova: Është bërë hap i mirë

Drejtori i përgjithshëm i kampionit në fuqi, klubit të futbollit Prishtina, Edmond Rugova, tha se skuadra e tij ka bërë një hap të mirë dhe në ndeshjet e ardhshme pret rezultate edhe më të mira. “Kemi bërë një hap të mirë, nëse mund të themi klubi është këndellur. Ajo çka ka ndodh deri më tash ka lënë pasoja, por Prishtina ka gjetur forcë dhe i ka përballuar të gjitha vështirësitë. Shpresojmë deri në fund të stinorit të vazhdojmë me rezultate të mira dhe pas përfundimit të stinorit vjeshtor t’i analizojmë gjërat dhe të bëjmë planet për përforcime. Prishtina është klub që ka moshën mesatare 19-vjeçare të futbollistëve dhe synimet i ka të dëshmojë futboll cilësorë”, tha Rugova.