Ndërsa është e paqartë e ardhmja e Luca Tonit te Bayern-i, është dikush tjetër që do të qëndrojë për një kohë të gjatë te kampionët rekordmenë të Gjermanisë. Bëhet fjalë për Karl-Heinz Rumenige: ish-sulmuesi nuk e braktis poltronin e presidentit të bavarezëve të paktën edhe për dy vjet. Këtë e ka bërë të ditur për "Dpa" vetë drejtuesi: "Kam zgjatur lidhjen time me klubin deri në 2011". Qëndrimi i tij është një sinjal i mirë për klubin bavarez, i cili gjatë kësaj periudhe ka arritur rezultate të mira në Gjermani.