22 tetor 2009
Maxhuni: I njoh cilësitë e Hysit
Në fundjavë takohen Hysi nga Podujeva me liderin e tabelës, Trepçën nga Mitrovica, në ndeshjen e javës së 13-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Ish-kryetrajneri i Hysit, tashmë i Trepçës, Hysni Maxhuni, tha se e njeh mirë skuadrën e Hysit. “Trepça dhe Hysi janë dy skuadra që luftojnë për titullin e kampionit dhe që kanë futbollistë të dëshmuar. I njoh mirë cilësitë e Hysit dhe që ka sulmues të shpejtë e të spikatur. Mirëpo, Trepça shkon të luajë një lojë çfarë e ka luajtur në ndeshjet e deritashme dhe kërkon rezultat pozitiv. Çdo rezultat tjetër përveç humbjes do të jetë i mirëseardhur për ne”, tha Maxhuni.