23 tetor 2009

Ronaldo i gatshëm për lojë

Cristiano Ronaldo është gati që të rikthehet, dhe tanimë ai ka konfirmuar rikthimin kundër Sporting Gijonit.
Portugezi pritej që të ishte jashtë funksionit edhe për dhjetë ditë tjera, por ai tani insiston se nuk ka më dhimbje.
Ditët intenzive të rikuperimit, shumicën prej të cilave i kaloi në pishinat e klubit Valdebebas, duket ti kenë bërë mirë Ronaldos.
“ Nyja tani nuk më dhemb më dhe mendoj se jam gati që të luaj,” është cituar Ronaldo nga Marca.
Sipas Marca, Ronaldo dëshironte të luante kundër Milanit në mesjavë por u ndal nga mjekët e skuadrës. Edhe Manuel Pellegrini nuk pritet që të rrezikoj këtë fundjavë.
Ronaldo ishte pjesë e disa pohimeve të një magjistareje, e cila kishte thënë se Ronaldo më shumë do të jetë i lënduar këtë sezonë se sa që do të luaj.