Një dygolësh i Alexandre Patos u dha gjigantëve të Serie A Mialnit, fitoren historike mbi Real Madridin, dhe tani ai pohon se përkundër ofertave nuk e ka ndërmend të largohet.“ I thashë vetes : Ale, duhet të shënosh gol ! Atë dhe bëra. Dëshiroj të bëj futbollin histori dhe dy golat kundër Real Madridit janë vetëm fillimi i kësaj historie.”
“ Që ta bëj këtë duhet u përshtatem ndeshjeve me karakter të rëndësishëm. I kam thënë shumë prej shokëve se kjo do të jetë dita ime, dhe u thashë se nuk do të dështoj në Bernabeu.”
Pas lojës që zhvilloi në Bernabeu, Florentino Perez duket se e ka menduar një transferim të Patos, dhe që në start i ka paralajmëruar zyrtarët e Milanit për një ofertë 67.5 milion euro, kurse Pato nuk dëshiron të largohet.
“ Nuk e di…”
“ Unë vetëm sa e kam rinovuar kontratën dhe dëshiroj të qëndroj.” deklaroi Pato.