Gjermania do të ndeshet kundër Argjentinës para Kampionatit Botëror 2010, në një ndeshje miqësore…Gjermania do të takohet me Argjentinën dy herë në tre vitet e ardhshme, një e cila do të zhvillohet para Kampionatit Botëror 2010
Gjermani vs Argjentinë do të zhvillohet ne 2 mars në Allianz Arena të Bayern Munchen.
Sipas FA Gjermane ( DFB ), kjo lojë do të përsëritet edhe në vitin 2012.
“Unë jam i kënaqur që Argjentina ka pranuar që të zhvillohet kjo lojë, ” tha trajneri i Gjermanisë Joachim Loew për faqen zyrtare të DFB -së.
“Edhe pse ata kanë pasur disa probleme në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Boteror, ata janë ende një ndër ekipet më të rrezikshme në botë. ”
“Ne duhet të jemi më të mirë në ndeshjen kundër Argjentinës, loja në Munich është një test i vërtetë për ekipin tonë para Kampionatit Botëror që do të mbahet në Afrikën e Jugut. ”
Gjermania ka organizuar ndeshje miqësore edhe me Bregun e Fildishtë dhe Kilin që do të zhvillohen në muajin e ardhshëm.