Legjenda braziliane Ronaldo- Luis Nazario de Lima ka deklaruar se nuk planifikon të rikthehet në Evropë dhe se do t’i japë fund karrierës së tij te skuadra aktuale, Corinthians.“Tashmë kam thënë se do të qëndroj këtu. Vetëm më duhet t’i finalizoj detajet e kontratës time. Unë jam lojtar i Corinthians dhe do ta përfundoj karrierën time këtu”, ka thënë Ronaldo për “AS”.
Fituesi i Topit të Artë dhe dikur lojtari më i mirë në botë ka thënë se do të vazhdojë të bashkëpunojë me klubin brazilian edhe pasi ta përfundojë karrierën si futbollist.
Ronaldo, i cili në Evropë ka luajtur për PSV, Barcelonën, Interin, Real Madridin dhe Milanin, po mundohet që të sigurojë një vend në përfaqësuesen e Brazilit për Kampionatin Botëror 2010. /