Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, ka caktuar listën e lojtarëve që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen e të mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve kundër Maccabi Haifa.Zonja e Vjetër ka vetëm dy pikë në Grupin A, pasi ka arritur të nxjerrë dy barazime në dy ndeshjet e para, kundër Bordeaux dhe Bayern Munich, kështu që fitorja kundër skuadrës izraelite është e domosdoshme.
Kapiteni Alessandro Del Piero mbetet jashtë fushe si pasojë e lëndimit, së bashku me mesfushorët Claudio Marchisio dhe Tiago.
Pritet që trajneri i Juves të caktojë formacionin 4-2-3-1, me ç’rast Diego do ta mbështesë vetëm një sulmues, qoftë Vincenzo Iaquinta ose Amauri.
Lista e plotë me lojtarët e Juves në dispozicion të Ferraras:
Portierë: Buffon, Chimenti, Manninger
Mbrojtës: Caceres, Chiellini, Cannavaro, Grosso, Zebina, Molinaro, Grygera, Ariaudo, De Ceglie, Legrottaglie
Mesfushorë: Felipe Melo, Camoranesi, Poulsen, Sissoko, Diego
Sulmues: Iaquinta, Amauri, Trezeguet, Giovinco