20 tetor 2009

Kamara : Dëshiroj të shënoj kundër Roma

Sulmuesi i Fulham Diomansy Kamara ka shprehur dëshirën e tij për të shënuar gol kundër Giallorossëve…
Sulmuesi i Fulham Diomonsy Kamara ka deklaruar se dëshiron që të shënoj gol kundër Roma në përballjen e të Enjtes mbrëma në kuadër të Europa League.
“Unë kam luajtur kundër Roma në të kaluarën kur isha me Modena dhe shënova gol, unë shpresoj të përsëris të njëjtën gjë të Enjten, ” tha ai për faqen zyrtare të klubit.
UEFA Cup tani ka vdekur, dhe ka lindur nje garë e re “Europa League, ” sulmuesi senegalez komentoi mbi garën e re dhe beson që ai do ta realizojë premtimin e dhënë.
“Ndeshjet janë fantastike dhe Europa League është një garë shumë e rëndësishme për ne, ” vazhdoi ai.
“Roma është një kundërshtar shumë i fortë dhe kjo do të jetë me të vërtetë një ndeshje e madhe. ”
Kamara kaloi katër vjet me Modena 2001 – 2005, përpara se të vendosej në Portsmouth e më pas në Fulham.