Mediat italiane shkruajnë se Roma në muajin janar dëshiron të sjellë në radhët e veta si huazim sulmuesin e Real Madridit, Ruud van Nistelrooy.
Roma u përpoq ta angazhojë holandezin edhe gjatë afatit kalimtar të verës, por oferta nuk e bindi sulmuesin të kalojë në Romë.
Por konkurrenca në sulm është shumë e madhe këtë sezon në radhët e ekipit spanjoll dhe pozita e Nistelrooy nuk është e garantuar.
Corriere dello Sport shkruan se Roma në muajin janar do të dërgojë një ofertë të re për Nistelrooyn, në përpjekje për ta marrë atë si huazim deri në fund të sezonit.
Nistelrooy kohëve të fundit shoqërohet me probleme të vazhdueshme, por kur është në formë ai ende është i gatshëm të shënojë gola. Në 68 ndeshje me Realin holandezi ka shënuar 46 gola.