Trajneri i Milanit, Leonardo, ka nxehur edhe më shumë gjakrat para ndeshjes së të mërkurës mbrëma ndërmjet Real Madridit dhe Milanit, duke thënë se Ronaldinho është shumë më i mirë në kontrollimin e topit sesa Kaka.“Mendoj se ata janë lojtarë shumë të ndryshëm, mirëpo të dytë kanë aftësi të jashtëzakonshme në sulm. Ata kanë luajtur së bashku për Brazilin dhe Milanin”.
“Ronaldinhos ndoshta i mungon shpejtësia e Kaka, por ai e kontrollon topin më mirë. Të dytë janë lojtarë të jashtëzakonshëm”, ka thënë Leonardo në një konferencë për shtyp.