Përforcimi i verës i Real Madridit, Kaka, në prag të takimit të sotëm me Milanin ka tallur bashkëvendësin e tij dhe ish-bashkëlojtarin te ky ekip, Ronaldinhon.
“Nuk e di se çfarë ka ndodhur me Ronaldinhon që ka ulur performancën e tij, por ka kaluar tre vite pa bërë kurrfarë ndryshimi”.
“Ai duhet të rigjejë sërish motivimin për të qenë edhe njëherë lojtari më i mirë në botë. Ronaldinho me top është më ndryshe se gjithë të tjerët. Ai mund ta dërgojë topin kudo që dëshiron. Unë do të doja ta kem atë kualitet”, ka thënë Kaka.
Duke folur për nominimet për Topin e Artë, Kaka thotë se atë e meriton Lionel Messi.
“Lionel Messi është favorit i pastër pasi fitoi Ligën e Kampionëve, por Cristiano Ronaldo po ashtu ka luajtur shumë mirë”, ka shtuar braziliani.