23 tetor 2009

Raporte rethe ndeshjeve te Liges se Europes

Benfica 'shkeli' Evertonin

Club Brugge errësoi Partizanin dhe Shakhtari shkëlqeu me lojë, duke e dërrmuar me shifra 4:0 Toulousen.

Benfica nga Portugalia dëshmoi se është skuadër e madhe me fitoren 5:0 të shënuar kundër Evertonit nga Anglia, në ndeshjen e javës së tretë të grupit I në Europa Leagua në futboll. Pak kush ka pritur se Benfica do të fitoi takimin me shifra të larta, por këtë e bëri falë një lojë maestro. Fitore e lartë e cila e ngriti në kreun e tabelës me 6 pikë, duke e zbritur në pozitën e dytë Evertonin që ka 6 pikë. Golat për Benficën i shënuan futbollistët Saviola në minutën e 14-të e 83', Cardozo (47' e 48'), Luisao (52'). BATE nga Bjellorusia arriti fitore me rezultat 2:1 kundër AEK-ut nga Athina. Skuadra belge, Club Brugge mrekulloi me lojë, duke mundur me rezultat 2:0 Partizanin e Beogradit, në ndeshjen e javës së tretë të grupit J. Club Brugge ishte më i mirë dhe e siguroi fitoren me golat e shënuar nga futbollisti Perisic në minutën e 4-të dhe në atë të 58-të. Shakhtari shkëlqeu me lojë, duke e dërrmuar me shifra 4:0 Toulousen. Fernandinho shënoi në minutën e 8-të nga penalltia, ndërsa Adriano në minutën e 24-të e 56' dhe Hubschman (39'). Shakhtari i prin tabelës më 9 pikë më një gol-dallim efikas 12:2.

Lazio dhe Fenerbahce triumfojnë

Lazio nga Roma më vështirësi të madhe arkëtoi tri pikë në takim me Villarealin e Spanjës. Lazio shënoi fitore minimale 2:1 në ndeshjen e tretë të grupit G në Europa Leagua në futboll. Më të merituarit për këtë fitore ishin futbollistët Zarate e Rocchi që shënuan golat në minutën e 20-të përkatësisht 90-të, dhe Eguren (40') realizoi për Villarealin. Skuadra e Lazios me gjithë se ishte pa një futbollistë në fushë nga minuta e 69-të, pasi që u ndëshkua me karton të kuq Matuzalem, megjithatë, shënuan fitore domethënëse. Salzburgu me golin e Sventos në minutën e 45-të shënuan fitore 1:0 kundër Levskit nga Bullgaria. Kjo fitore austriakëve ia ruajti kreun e tabelës me 9 pikë të tubuara. Në grupin H, Fenerbahce befasoi si udhëtues me fitore 1:0 ndaj Steauas nga Rumania. Kazim Kazim ka shënuar në minutën 59-të golin që ia siguroi tri pikë Fenerbahces. Serif Tiraspol e zuri në gjumë Twenten nga Holanda, duke e gjunjëzuar me rezultat 2:0. Balma në minutën e 41-të dhe Dougllas Franca në atë 90-të ia siguruan fitore me shifra 2:0 Serif Tiraspolit.

PSV ruajti kreun sikurse edhe Werderi

Futbollistët e PSV-së nga Holanda shënuan fitore minimale (1:0), por të rëndësishme në ndeshjen me Copenhagenin nga Danimarka, në kuadër të javës së tretë të grupit K në Europa Leagua. Futbollisti Reis në minutën e 72-të me golin e tij ia solli pikët e arta PSV-së. Në ballafaqimin tjetër, Sparta nga Praga e Çekisë befasoi me lojë të mirë, duke fituar 2:0 kundër Cluj nga Rumania. Sparta fitoren e siguroi në pjesën e parë të ndeshjes me golat e shënuar nga futbollistët Kucka (15') e Hubnik (32'). Austria e Vjenës dhe Werderi i Bremenit luajtën baras (2:2), në ndeshjen e vlefshme të grupit L. Ndërsa Atletico Bilbao nga Spanja fitoi 2:1 ndaj Nacionalit nga Portugalia. Nacionali kaloi në epërsi me golin e realizuar nga futbollisti Micael në minutën e 42-të, ndërsa mikpritësit barazuan nëpërmjet Etxeberria në minutën e 67-të dhe Llorente ia siguroi fitoren në minutën e 86-të.

Roma barazoi me Fulhamin, Baseli i pari

Skuadra zvicerane, Baseli kthehet ballëlartë nga Sofja e Bullgarisë, duke e fituar takimin me shifra 2:0 kundër CSKA-s, në ndeshjen e javës së tretë të grupit E në Europa Leagua në futboll. Trim i kësaj fitore ka qenë futbollisti Alexander Frei me dy gola të shënuar në minutën e 20-të dhe të 63-të. Baseli me këtë fitore i prin tabelës me 6 pikë, duke e shfrytëzuar barazimin e Fulhamit me Romën. Fulhami barazoi 1:1 me Romën e fortë. Në minutën e 24-të Hangeland shënoi për Fulhamin dhe Andreolli barazoi në minutën e 90-të. Nga minuta e 76-të Kelly i Fulhamit përjashtohet nga loja me karton të kuq dhe kjo ishte hendikep i madh për Fulhamin, për çka i kushtoi me barazim. Roma renditet në vendin e tretë me katër pikë të arkëtuara. Në grupin F, Galatasaray demoloi me shifra 4:1 Dinamon e Bukureshtit. Galatasaray shënoi fitore të lartë me golat e realizar nga futbollistët Kewell (33'), Nonda (42' e 46') dhe Elano nga penalltia në minutën e 58-të. ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi N'Doye (62'). Panathinaikosi triumfoi me golin e futbollistit Salpingidis të shënuar në minutën e 60-të nga penalltia kundër skuadrës austriake, Sturmi.

Ajaxi mposhti Dinamon, debakël i Rapidit

Celticu u gjunjëzua para shikuesve me rezultat 0:1 nga Hamburger SV. Sporting shënoi fitoren e tretë më radhë dhe Lille shënoi fitore me rezultat 3:0 kundër Genoas nga Italia.

Ajaxi i gëzohet fitores së parë në Europa Leagua në futboll. Në grupin A, Ajaxi shënoi fitore të zorshme 2:1 kundër Dinamos nga Zagrebi. Protagonistë të fitores minimale te Ajaxi ishin futbollistët Suarez nga penalltia në minutën e 2-të dhe Rommedahl (81'), ndërsa për zagrebasit shënoi Tomecak në minutën e 90-të. Timisoara nga Rumania e ndali një pikë në takim me Anderlechtin. Në grupin B, Lille nga Franca luajti për mrekulli dhe si rezultat i kësaj shënoi fitore me rezultat 3:0 kundër Genoas nga Italia. Golat për Lillen i shënuan Obraniak (38'), Vittek (68'), Hazard (84'). Valencia befasohet në fushë të veten nga Sllavia e Pragës, duke luajtur baras 1:1. Navarro (63') shënoi për skuadrën spanjolle dhe për mysafirët Naumov në minutën e 28-të. Në grupin C, Rapidi i Vjenës tmerrohet në Izrael, duke humbur me rezultat 5:1 nga Hapoel Tel Aviv. Skuadra e Hapoel Tel Avivit me këtë fitore e mori kreun e tabelës me 6 pikë. Shënues për Hapoel Tel Avivin janë futbollistët Dober (30-autogol), Menteshashvili (54'), Shechter (59'), Vermouth (69'), Lala (90') dhe golin e nderit për Rapidin e shënoi Hofmann (32'). Celticu u gjunjëzua para shikuesve me rezultat 0:1 nga Hamburger SV. Golin për gjermanët e shënoi Berg në minutën e 63-të. Në grupin D, Hertha pësoi humbje 0:1 nga Heerenveeni i Holandës. Fitoren skuadrës holandeze ia siguroi Losada në minutën e 36-të. Ventspilsi u mund si vendas 1:2 nga Sportingu i Portugalisë. Sporting shënoi fitoren e tretë më radhë. Veloso (6'), Moutinho (85') shënuan për Sportingun dhe për vendasit shënoi Laizans nga Penalltia në minutën e 64-të.