23 tetor 2009

Liverpooli pret kampionin

Takimi më atraktiv i javës së 9-të të premierligës angleze do të jetë të dielën në mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit, i cili pritet më kërshëri të madhe nga adhuruesit e futbollit. Manchester Utd. e kryeson tabelën me 22 pikë dhe udhëton që të dalë i pamposhtur nga Liverpooli. Skuadra e Liverpooli ka ngecur në tabelë, përkatësisht radhitet në vendin e 8-të me 15 pikë dhe kërkon fitore që të mbajë hapin në luftë për titullin e kampionit. Edhe Arsenali ka sfidë të vështirë si udhëtues të dielën kundër West Hamit, në këtë të fundit luan futbollisti Valon Behrami. Skuadra e Lorik Canës, Sunderlandi të shtunën do të ndeshet me Birminghamin në Birmingham. Sunderlandi kalon formë të mirë dhe mëton pikë nga ky takim. Chelsea para adhuruesve të vet pret fitore kundër Blackburnit. Skuadra e Chelseas pret dështimin e Manchester Unitedit në Liverpool dhe ta marrë kreun e tabelës së klasifikimit, pasi që tashëm radhiten në vendin e dytë më 21 pikë. Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në mes Boltonit dhe Evertonit. Boltoni kërkon fitore, ndërsa Evertoni pas humbjes së lartë në Europa Leagua 5:0 nga Benfica pret ta rehabilitojë veten me rezultat pozitiv në premierligë. Edhe në takime tjera priten lojëra rivalizuese, si në ndeshjet Wolves-Aston Villa, Burnley-Wigan, Hull-Portsmouth, Tottenham-Stoke dhe Manchester City-Fulham