Llumnica: Kriza i takon të kaluarës
Njëri prej futbollistëve më më përvojë në radhët e kampionit në fuqi, Isuf Llumnica, shpreson se të dielën do të shënojnë fitore kundër rivalit tradicional, Lirisë nga Prizreni. “Në dy ndeshjet e kaluara kemi pasur rezultate pozitive, prandaj besojmë se i kemi përmirësuar radhët dhe kem fituar vetëbesimin. Të dielën padyshim na pret sfida e radhës dhe shpresojmë në fitore. Prishtina është përgatitur për këtë ndeshje, pavarësisht se kemi luajtur baras me Trepçën si udhëtues, megjithatë të gjitha gjasat janë në anën tonë sepse pikësëpari luajtëm si vendas, tani më kriza që mbretërojë në start të kampionatit i takon të kaluarës”, tha Llumnica.