22 tetor 2009
Platini bllokon “portofolin” e Florentino Perezit
Ne sfiden e te merkures ne mbremje ne Bernabeu, Real Madrid-Milan ishte i pranishem dhe president ii UEFA-s, Michel Platini, qe ka patur nje takim shume miqesor me presidentin Florentino Perez, sipas medias spanjole, ku i pranishem ishte dhe Adriano Galiani. Natyrisht ne kete takim eshte folur per te ardhmen e futbollit evropian, por nderkohe Platini ka shfrytezuar dhe nje takim privat me Florentino Perez per te rishprehur idete e tij. “Nenvizoje ate qe kam thene me pare, se shifrat e paguar nga Real i Madridit per Kristiano Ronaldon eshte tejet e ekzagjeruar. E rendesishme eshte kjo jo vetem per shoqerine madrilène, por dhe te tjerat qe nuk duhet te shpenzojne me shume se sa kane fituar. Brenda tre vjetesh ne do te sistemojme bilancet per te gjitha skuadrat evropiane”, theksoi Platini. Ne kete linje te presidentit te UEFA-s, u pa dhe presidenti i Realit te Madridit, Florentino Perez: “Po jemi dakort me idene e Platinise, por nderkohe me duhet te them se ne kete sezon ne do te fitojme 420 milion euro, nga te gjitha opercaionet qe kemi ndermarre. Takimi Platini-Florentino Perez sipas te perditshmes Corriere dello Sport ka sherbyer dhe per te larguar polemikat midis pales spanjole dhe presidentit te UEFA-s, te lidhura dhe me caktimin e gjyqtarit belg, De Bleckere, qe sezonin e kaluar penalizoi Realin e Madridit me Liverpul per ligen e kampioneve.