22 tetor 2009
Ciro Ferrara: “Nje skuader e madhe e mbyll shpejt lojen”
Juventus kthehet te fitorja qe i mungonte ne pese ndeshjet e fundit: kalon 1:0 Makabi Haifen ne ndeshjen per ligen e kampioneve, zhvilluar te merkuren ne mbremje, ne Olimpikun e Torinos. Fitorja ishte gjeja me terheqese per skuadren e teknikut Ciro Ferrara, por jo e tille niveli i lojes se shfaqur nga bardhe e zinjte. Kete e konfirmon dhe vete Ferrara pas perfundimit te ndeshjes: “Juventus eshte skuadra qe vitet e fundit ka adaptuar disa module loje, nga ajo tradicionale 4-4-2, ne ate 4-2-3-1, qe u perdor ndaj skuadres kampione te Izrealit. Kete sezon kemi menduar qe te ndryshojme dicka dhe veshtiresite nuk mungojne te shfaqen. Mund te them se luajtem nje ndeshje te mire, por pa tentuar qe ta mbyllim ndeshjen sa me shpejt. Ky insitik vrases mungon dhe kete duhet ta korrigjome”. Duke vazhduar me tej, tekniku i Juventusit, nenvizoi: “Nje skuader qe merr avantazhin ne rezultat dhe me pas dhe ate numerik duhet te synoje nxjerrjen jashte loje te kundershtarit. Kjo nuk ndodhi dhe kjo eshte arsye e zemerimit tim. Ne luajtem me nje force ne sulm, por kjo nuk nenkuptonte nje loje pa verpime sulmuese”. Per Ciro Ferraren, mesfushori brazilian ende nuk ka njohur te plote lojen e shokeve te skuadres, por ai ka besim se kjo eshte vetem ceshtje kohe”. Tekniku i Juventusit, ku per fitoren 1:0 vendosi goli i mbrojtesit Cielini, por dhe ajo pritje e mrekullueshme e Bufonit ne fillimin e lojes, disa vendime te gjyqtarit meritojne vemendje. Midis tyre dhe pengimi i francezit Trezegue jashte zone nga mbrojtesi i fundit i skuadres izrealite.