Pas fitores se thelle 4:0 me Atletikon e Madridit dhe kryesimin solid ne grup, pike te plota pas tre ndeshjes, tekniku i Celesit, Anceloti paralajmeron futbollistet e tij se ai kerkon qe ne turin e dyte te liges se kampioneve, blute e Londres te kalojne si fitues te grupit. Celesi eshte shume prane kualifikimit per te qene midis 16 skuadrave me te mira te kontinentit, pas suksesit me skuadren madrilène ku shenuan Kalu (2 here), Lampard dhe Perea (autogol). “Ne jemi ne kontrollin e grupit D tani, pohoi Anceloti. Por synimi yne eshte qe ti perfundojme ndeshjet e turit te pare, ne vendin e pare. Kjo te jep avantazhe jot e vogla ne pjesen e mbetur te liges se kampioneve. Ky ambicion ende nuk eshte arritur dhe ne kemi nevoje ende per pike. Nuk ka qene e lehte kjo rruge e pershkuar, pasi na ka munguar nje pike e forte ne sulm, Drogba”. Dhe pa sulmuesin nga Bregu i Fildishte, Celesi tregoi se qendronte shume me lart se Atletiko Madrid dhe goli i Kalus pa krosimit te Eshli Kol, e lehtesoi shume detyren qe kishte skuadra e Ancelotit per te fituar. Lidhur me lojen e Kalus, Anceloti nenvizoi: “Salomon eshte shume i rendesishem kur ne skuader mungon Drogba. Ai e filloi lojen keq, beri nje gabim te rende, por qe sherbeu si motivim per ta ngritur nivelin e tij”. Anceloti vleresoi dhe mesfushorin Lampard, qe realizoi golin e tij te 133-te me blute e Londres, duke qene shenuesi i peste me i mire ne historine e Celesit. “Jam i kenaqur me Lampard. Ai nuk eshte i rendesishem vetem per golat qe shenon dhe pse ai mungonte prej 10 javesh, por dhe se punon per skuadren gjate 90 minutave loje”.