Mesfushori i Milan, Andrea Pirlo ndjehet mjaft i lumtur per triumfin ne Bernaneu por akoma me i lumtur sepse mundi ish shokun e tij te skuadres Kaka’. Ai thote se pavaresisht shijes se mire qe ka lene fitorja ndaj Real Madrid, sfida ne fundjave ndaj Chievos se Erjon Bogdanit eshte shume e rendesishme.“Ndeshja ndaj Chievos, sigurisht eshte shume me ndryshe nga ajo e mesjaves ne Bernabeu. Duhet te luajme ashtu sic luajtem ndaj Realit per te marre 3 piket.”- shprehet Pirlo.
“Kaka’? Ishte shume mire ta takoja edhe njehere nga afer por ishte akoma me mire ta mundja ate, dhe kjo me ben te ndihem akoma me mire. Fansat presim qe ne te bejme te njejten performance edhe ne kampionat ne menyre qe te gjejme vendin qe vertet na takon”- mbyll Pirlo.