Sulmuesi i Fiorentinës Adrian Mutu ka fituar procesin e fundit gjyqësor kundër Chelseat. Sipas verdiktit përfundimtar të gjykatës federale Zvicërane, Adrian Mutu nuk ka pse të paguaj 17 milion euro.
Sipas Asocciated Press, Mutu ende nuk e ka kryer punën pasi që vendimin përfundimtar do ta ketë gjykata ndërkombëtare për arbitrim sportiv ( CAS ), pasi që do ta shqyrtoj apelin e Mutus. CAS vendosi më herët në të mirë të Chelseat.
Mutu ka apeluar në gjykatën federale Zvicërane në filim të vitit pas vendimit të CAS. CAS ka konfirmuar vendimin e FIFA-s për ta dënuar Adrian Mutu me 17 milion euro pas përdorimit të substancave të palejuara sa ishte te Chelsea.