Sulmuesi i Arsenal Robin Van Persie, ne intervisten e tij pas ndeshjes eshte shfaqur mjaft i qete dhe pozitiv per barazimin 1-1 ndaj AZ Alkmar ne Hollande.
Topcinjte e Arsen Venger dominuan pjesen me te madhe te lojes por ishin te pafat ne sekondat e fundit te takimit kur nje gjuajtje e Mendes da Silva perfundoi ne rrjete.
“AZ Alkmar luajti shume mire madje ne 20 minutat e para edhe rrezikuan. Pasi ne kaluam ne avantazh e nenvleresuam takimin sic bejme zakonisht. Nga kjo edhe e pesuam. AZ Alkmar shenoi ne kohen shtese, pra u ndihmua edhe nga fati. Por te barazosh jaste fushe ne nje ndeshje te Champions league nuk eshte keq ndaj dhe nuk jam aspak i merzitur.”- u shpreh Van Persie ne intervisten per shtyp.