Joan Laporta shfqet tani duke thënë se shitja e yjeve si Samuel Eto’o, Ronaldiho dhe Deco ishte e nevojshme pas ardhjes së Guardiolës i cili vendosi rend dhe qetësi tek Blaugranët.
“ Ne ishim të bindur se Pep do sillte rregull në zhveshtore. Bëmë disa ndryshime, duke i recikluar liderët e skuadrës. Mendojmë se ishte e nevojshme,”
“ Kjo e lejoi Guardiolën që të krijonte lider të rinj, si Xavi, Iniesta, dhe Messi. Rezultati i tejkaloi pritjet.”
“ Jemi të bindur se do të jetë një sezon i suksesshëm me plot trofenjë. “ deklaroi Laporta për Sport.