Mikoli kërkon rekordin dhe Europën
Fabricio Mikoli është shprehur i kënaqur pas golit të shënuar kundër Livornos dhe për fitoren e arritur nga Palermo, ditën e diel: “Ndoshta po kaloj momentin më të mirë të karrierës time. Meritë e grupit, e stafit, e familjes së presidentit dhe e tifozëve”. Sulmuesi i siçilianëve synon të arrijë lart: “Jam 16 gola larg objektivit si sulmuesi më i mirë i historisë së Palermos në Serinë A. Ajo që dua është të marr pjesë në kupat e Europës, më mungojnë dhe objektivi më i rëndësishëm është ai që të kthehemi në Europë, duke filluar nga viti i ardhshëm”. Palermo tani duhet të zhvillojë disa ndeshje të njëpasnjëshme me kundërshtarë të nivelit të lartë: “Përballjet me Udinezen, Interin dhe Xhenoan do të na tregojnë se deri ku mund të arrijmë”, ka thënë Mikoli.