Maxarri buzëqesh: Diçka ka ndryshuar
Trajneri i ri i Napolit, Valter Maxarri, nuk mund të kishte shpresuar për një fillim më të mirë dhe, njëkohësisht, më të keq. Fitorja në kohën shtesë e marrë kundër Bolonjës ka qenë shumë e rëndësishme: “Kur fitohet gjithçka shkon mirë. Çdo problem transformohet në një gjë pozitive, duke përfshirë këtu edhe vështirësitë që kemi treguar në përballjen me Bolonjën. Ka qenë një ndjesi e bukur, duke konsideruar edhe mënyrën sesi është arritur suksesi. Ndeshja ka filluar keq për ne dhe për rrjedhojë tensioni është rritur ndjeshëm. Ka qenë një ndeshje e përjetuar në mënyrë të veçantë, por kjo skuadër në të kaluarën kishte treguar se, kur kalonte në disavantazh, nuk arrinte të reagonte. Më duket e qartë se diçka ka ndryshuar”, ka thënë Maxarri.