Ancelotti bën një krahasim të çuditshëm
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se të menaxhoj blutë është lehtësi në krahasim me vozitje në kryeqytetin anglez. Italiani nuk e ka fshehur se sa shumë e shijon jetën e re në Londër, por thotë se dështon t’ia dalë të vozitë në këtë qytet. “Për mua, të vozis në Londër është shumë më vështirë se të menaxhoj Chelsean. Në Itali, kur dua të shoh në pasqyrë, kthehem në të djathtë. Por kur e bëj atë këtu, ajo nuk është aty. Është në të majtën. Është vështirë për mua”, ka thënë ish-strategu i Milanit.