Labinot Lubishtani, njëri nga futbollistët më me përvojë në radhët e Ferizajt, tha se kur nuk realizohen rastet, pason edhe dënimi i merituar. “Me Flamurtarin e kemi nisur ndeshjen mirë, udhëhoqëm të parët, por disa raste nuk i kemi konkretizuar në vazhdim të ndeshjes. Në futboll është një ligj i pashkruar, kur nuk shënon, pason dënimi. Kështu që rivali na ndëshkoi, duke barazuar rezultatin 1:1. Ferizaj po dëshmon lojëra të mira gjatë këtij kampionati dhe besoj se në fund do të jemi në mesin e katër skuadrave më të mira të elitës së futbollit. Kemi një skuadër stabile, e cila në çdo ndeshje po bënë lojëra të mira dhe nuk jemi rastësisht në vendin e pestë”, tha Lubishtan