20 tetor 2009
Storari jashtë për një muaj
Portjeri i Milanit Marco Storari do të mungoj rreth një muaj, sipas vebfaqes zyrtare të klubit. Portjeri në fjalë humbi ndeshjen e Milanit kundër Romës si pasojë e këtijë lëndimi i cili ishte kah fundi, por tani siç duket është lënduar në të njëjtin vend dhe do të jetë jasht derbit të nesërm si dhe ndeshjeve tjera gjatë këtijë muaji.- 32 vjeçari i cili sapo ka nënshkruar një kontrat me klubin, e cila do t'a mbajë atë deri në vitin 2012. Ai ka kaluar nëpër disa klube të Serie A gjatë karrieres së tijë siç janë: Messina, Cagliari dhe Fiorentina, ndërsa klubi i cili e mbajti atë jasht Italisë ishte klubi Spanjoll Levante. Storari do të zëvendësohet nesër mbrëma nga portieri tjetër i Milanit Dida, pasi që edhe Christian Abbiati është gjithashtu në dhomën e shërimeve.