23 tetor 2009

Blatter i bënë ftesën e parë FFK-së

Kryetari i FIFA-s, Sep Blatter bëri ftesën e parë zyrtare FFK-së, Fadil Vokrrit për takim shumëpalësh në Shtëpinë e FIFA-s. Në këtë takim do të marrin pjesë, përveç kreut të FIFA-s edhe nënkryetari i saj Geoff Thompson që njëkohësisht është kryesues i Komitetit të federatave të FIFA-s, si dhe kryetari i Federatës së Serbisë të Futbollit, bën të ditur nga FFK-ja. “Për herë të parë para organeve më të larta të FIFA-s dhe UEFA-s do të paraqiten kryetarët e dy federatave të dy shteteve fqinje të Kosovës dhe Serbisë. FIFA ka lënë të hapur dy terminë për këtë takim, më 2 e 5 nëntor, ndërsa kreu i FFK-së do të përcaktohet edhe për datën e takimit”, thuhet në njoftimin e FFK-së..